Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se lufta e Rusisë me vendin e tij mund të përfundojë vitin e ardhshëm.
Zelensku deklaroi se është në pritje të propozimeve të presidentit të zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump për zgjidhjen e konfliktit, shkruan CNN.
“Sa i përket kohës kur do të përfundojë lufta … kur Rusia dëshiron që kjo luftë të përfundojë. Kur Amerika ka një pozicion më të fortë. Kur Jugu Global është në anën e Ukrainës dhe në anën e përfundimit të luftës”, tha Zelensky në një konferencë për sigurinë ushqimore, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve Ukrinform. “Nuk do të jetë një rrugë e lehtë, por kam besim se kemi të gjitha mundësitë për ta bërë vitin e ardhshëm”.
“Ne jemi të hapur ndaj propozimeve nga liderët e vendeve afrikane, aziatike dhe shteteve arabe. Dua të dëgjoj edhe propozimet e presidentit të ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Mendoj se do t’i shohim në janar dhe do të kemi një plan për t’i dhënë fund kësaj lufte”, shtoi ai
Edi dhe Xheneta diskutojnë në lavanderi, ndërsa Gjesti i për...
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”/ Deputeti gjerman: Bisedime...
“M’u kujtua kjo indiferencë turpshme”, Pacolli p...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte do të vizitojë...
Driloni-Edit: Nëse e fitoj çmimin, e ndaj me ty
Suhareka dhe Ferizaj kërkojnë të rikthehen te fitoret, forma...