Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka mbajtur edhe sonte fjalimin e tij të përnatshëm.
Ai ka theksuar se “përgjigjja ndaj trupave ruse do të jetë një – urrejtje dhe përbuzje”, transmeton portal arbresh.info
“Forcat tona të Armatosura të Ukrainës do të vijnë në mënyrë të pashmangshme. Kjo është arsyeja pse fshatarët e zakonshëm ukrainas marrin rob pilotët e avionëve rusë të rrëzuar që bien në tokën tone”, tha ai.
“Kjo është arsyeja pse “trupat tona të traktorëve” – fermerët ukrainas marrin pajisjet ruse në fusha dhe ia japin Forcave tona të Armatosura të Ukrainës. Në veçanti, modelet e fundit që Rusia është përpjekur t’i mbajë sekret”, shtoi ai.
“Tani pushtuesit i lënë ato në tokën tonë dhe ikin. Në fakt ata po bëjnë gjënë e duhur, sepse për ta është më mirë të shpëtojnë sesa të vdesin”, shtoi ai.
Zelenskyy foli gjithashtu për çmimet që ai u dha ushtarëve të Gardës Kombëtare, të cilët ishin “dalluar në betejat me pushtuesit rusë”.
Ai gjithashtu tha se ka folur me Presidentin polak dy herë, ku kanë diskutuar për refugjatët ukrainas dhe për mbështetjen ushtarake.
Zelensky edhe një herë ka kërkuar nga vendet europine që të “rrisin ndihmën për Ukrainën”, duke shtuar: “Ne kemi pritur tashmë për 31 ditë”.
Ai lavdëroi gjithashtu ata ukrainas që ende mbrojnë Mariupolin, duke thënë: “Uroj të paktën një përqindje të guximit të tyre t’u kalojë atyre që kanë menduar për 31 ditë se si të transferojnë një duzinë ose dy avionë ose tanke.”/arbresh.info/
Pacolli: Këta lloj ministrash janë një rrezik i madh për sho...
Hamza: Diaspora është forca dhe potenciali, me të Kosova mun...
Osmani vazhdon traditën e takimit me delegacionin bipartizan...
Gjesti tregon pse dyshon Anisa se i ka hedh kunja në një kën...
Të korra me inteligjencë artificiale, teknologjia e re që po...
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...