Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky e uroi grupin nga Ukraina, Kalush Orchestra për fitoren në “Eurovision 2022”.
“Guximi ynë i bën përshtypje botës, muzika jonë pushton Evropën. Ne do të bëjmë çmos që një ditë të presim pjesëmarrësit dhe të ftuarit e Eurovizionit në Mariupolin ukrainas. Të lirë, paqësor, të rindërtuar”, shkroi ai në Telegram, shkruan BBC.
Ukraina arriti të fitojë vendin e parë në Festivalin Evropian të këngës, “Eurovision 2022”, që sivjet u mbajt në Torino të Italisë. Grupi Kalush Orchestra e fitoi vendin e parë me këngën “Stefania”.
Mbretëria e Bashkuar e fitoi vendin e dytë me këngën “Space Man”, nga Sam Ryder, ndërsa vendin e tretë e fitoi Spanja me këngën “SloMo”, nga Chanel.
Në finalen e Eurovisionit morën pjesë 25 vende, 5 të kualifikuara automatikisht dhe 20 që janë kualifikuar nga dy gjysmëfinalet./21/
SHBA do të rrisë prodhimin e raketave
Barcelona mbetet sërish pa Torresin
Kushtetuesja shtyn për janar shqyrtimin e kërkesës së ish-kr...
“Mua më pëlqen është çikë e mirë”, Driloni flet me Rovenën p...
Rama vijon traditën, ndan medalje ari për 188 nxënësit eksel...
Izraeli konfirmon për herë të parë vrasjen e liderit të Hama...