Presidenti i Ukrainës, Volodymir Zelensky u shpreh sot se do të ketë hakmarrje për sulmin e Rusisë në qytetin ukrainas, Odessa.
Në një postim në Twitter ai shkroi se s’ka justifikim për ligësinë ruse.
“Raketa kundër qyteteve paqësore, kundër ndërtesave të banimit, kundër një katedraleje…Nuk ka asnjë justifikim për ligësinë ruse. Si gjithmonë, kjo ligësi do të humbasë dhe do të ketë patjetër hakmarrje ndaj terroristëve rusë për Odessën. Ata do ta ndjejnë këtë hakmarrje”, tha ai.
Zelensky shtoi se personat e prekur nga sulmi në Odesa po ndihmohen dhe premton se paqja do të rivendoset në vend.
“Të gjithë atyre që kanë pësuar nga ky sulm i fundit terrorist po u ofrohet ndihma. Unë jam mirënjohës për të gjithë ata që po ndihmojnë njerëzit dhe për të gjithë ata që janë me Odessën në mendimet e tyre. Ne do ta kalojmë këtë. Ne do të rivendosim paqen. Dhe për këtë, ne duhet të mposhtim ligësinë ruse”, shtoi Zelensky.
Një civil është vrarë si pasojë e sulmit rus në Odessa, ndërsa është raportuar për mbi 10 persona të lënduar./euronews.al/
Mehmeti: Vetëm 90 minuta hapësirë në ditë në një televizion ...
Zgjedhjet 2025, Kurti: Nuk humbim kohë me të tjerët, synojmë...
Vullneti – Drilonit: Pas Big Brother t’i do ta lësh boksin d...
Të shtëna me armë zjarri në Vlorë, raportohet për një të pla...
Gjykata e Lartë pranon të shqyrtojë çështjen e TikTokut
Gjermania dyfishon eksportet e armëve në Ukrainë dhe i përgj...