Presidenti i Ukrainës, Voldydmyr Zelensky, ka paralajmëruar se 75 milionë tonë drithë mund të ngecin në vend deri në vjeshtë.
Zelensky u tha gazetarëve se ai ka diskutuar me Britaninë dhe Turqinë idenë e një marine të një vendi të tretë që garanton kalimin e eksporteve të grurit ukrainas përmes Detit të Zi të dominuar nga Rusia.
Ai diskutoi gjithashtu situatën në Severodonetsk, duke thënë se do të bëhej “shumë e vështirë” për forcat e vendit të tij nëse Rusia është në gjendje të depërtojë në rajonin lindor të Donbasit.
Ukraina është një nga eksportuesit më të mëdhenj në botë të grurit dhe që nga shpërthimi i luftës, janë ngritur shqetësime për një mungesë globale. Për momentin, vendi ka në magazina sasi të mëdha që nuk është në gjendje t’i eksportojë./albeu.com
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...