Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky vlerësoi se marrëveshjet ndërmjet Ukrainës dhe Rusisë mund të përbëhen nga dy dokumente.
Sipas të parit të shtetit ukrainas, një dokument do t’i referohej garancive të sigurisë për Ukrainën dhe tjetri marrëdhënieve me Federatën Ruse.
Ai tha për mediat ukrainase se Mbretëria e Bashkuar, Shtetet e Bashkuara, Italia dhe Turqia janë të gatshme të japin që nga sot garanci sigurie për Ukrainën.
“Unë mendoj se ato duhet të jenë të ndara nga Bashkimi Evropian. Kam folur me Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Layen dhe Presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel, Francën dhe Gjermaninë”, tha ai.
Zelensky shtoi se ende nuk ka marrë garanci nga vendet e tjera evropiane dhe botërore.
Më 24 shkurt, presidenti rus Vladimir Putin njoftoi fillimin e një “operacioni special ushtarak” në përgjigje të thirrjes së udhëheqjes së Donbasit për ndihmë.
Ai theksoi se plani i Moskës nuk është pushtimi i territorit ukrainas, por çmilitarizimi dhe de-nazizmi i Ukrainës.
Kujtojmë se delegacionet të dyja shteteve kanë mbajtur deri më tani disa takime për të arritur paqe, por që nuk kanë dhënë rezultate.
Ndryshe, Rusia ka vazhduar edhe sot me bombardime duke shkaktuar viktima dhe dëme materiale.
Vuçiq pyetet për rrezikun real të një lufte me Kosovën: Më k...
Dabiqaj “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës
Policia arreston tre persona të kërkuar me urdhëresë të Gjyk...
Gjyqtarët kosovarë delegohen për ndeshjen e UEFA Youth Leagu...
Kurti mirëpriti arkitektin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovë...
Tërmet në Japoni, sa ishte magnituda