Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky paralajmëroi se vendi i tij do ta humbasë luftën nëse ndihma e pritshme prej 60 miliardë dollarësh amerikane mbetet e bllokuar në Kongres, pasi Rusia ka rritur sulmet në Ukrainën lindore.
“Nëse Kongresi nuk e ndihmon Ukrainën, Ukraina do ta humbasë luftën”, tha Zelensky gjatë një konference me ambasadorët në platformën United24 për mbledhjen e fondeve të qeverisë ukrainase. “Pa mbështetjen e Kongresit, do të jetë e vështirë për ne të fitojmë, madje edhe të mbijetojmë” si vend”, shtoi ai.
“Nëse Ukraina humbet luftën, shtetet e tjera do të sulmohen”, paralajmëroi presidenti ukrainas, duke vlerësuar se Rusia, e cila pushtoi vendin fqinj në shkurt 2022, do të ushtronte më pas kërcënimin bërthamor për të trembur shoqëritë perëndimore.
Programi amerikan i ndihmës ushtarake dhe ekonomike prej 60 miliardë dollarësh për Kievin është bllokuar në Kongres që nga viti i kaluar për shkak të ndarjeve midis demokratëve dhe republikanëve, ndërsa zgjedhjet presidenciale do të zhvillohen në nëntor./abcnews.al/
Tre të vdekur nga rrëzimi i avionit në Kenia
LDK’ja nesër hap fushatën, Abdixhiku do të shpalosë programi...
Liverpooli i gatshëm ta “thyejë bankën” për Van Dijk
Sanksionet amerikane ndaj naftës serbe, Vuçiq: Të ashpra – i...
Sveçla: Sot Kryeministri Kurti shpalli vitin 2025 si vitin e...
‘Zjarr’ në shtëpinë e BBVK, “Vëllai i Madh” ka vendosur që t...