Zelensky: Nuk ka negociata për paqe nëse Rusia vret ushtarët e strehuar në fabrikën e çelikut

20:14 | 23 Prill 2022
Fjolla Bajraktari

Negociatorët e Kievit do të tërhiqen nga bisedimet për paqe me Moskën nëse Rusia vret forcat ukrainase që ende qëndrojnë në fabrikën e madhe të çelikut Azovstal të Mariupolit. Lajmin e bëri të ditur presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy të shtunën pasdite.

“Nëse njerëzit tanë vriten në Mariupol,” u tha Zelensky gazetarëve, “Ukraina do të tërhiqet nga çdo proces negocimi.”

Mbrojtësit,  të përbërë nga marinsa, anëtarë të regjimentit të diskutueshëm Azov, roje kufitare dhe oficerë policie,  janë forcat e fundit ukrainase të mbetura në Mariupol, i cili është goditur nga Rusia për javë të tëra.

Ndërkohë raportohet se ka edhe civilë të strehuar në fabrikën e çelikut.

Në një video të publikuar nga regjimenti Azov,  i cili filloi si një grup i ekstremit të djathtë dhe më vonë u përfshi në Gardën Kombëtare të Ukrainës, gra dhe fëmijë në një dhomë të mbushur me njerëz thonë se po u mbaron ushqimi dhe uji dhe luten që të evakuohen. /abcnews.al/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme