Presidenti Volodymyr Zelensky ka nënshkruar një dekret që deklaron zyrtarisht perspektivën e çdo bisede ukrainase me liderin e Kremlinit Vladimir Putin “të pamundur”.
Dekreti zyrtarizoi komentet e bëra nga Zelensky të premten pasi presidenti rus shpalli katër rajone të pushtuara të Ukrainës si pjesë e Rusisë.
“Ai (Putini) nuk e di se çfarë është dinjiteti dhe ndershmëria. Prandaj, ne jemi gati për një dialog me Rusinë, por me një president tjetër të Rusisë”, kishte thënë Zelenskiy të premten.
Klauzola e dekretit, e cila u përgatit nga Këshilli i Sigurisë Kombëtare dhe Mbrojtjes së Ukrainës më 30 shtator, thotë “Ukraina vendosi të deklarojë pamundësinë e zhvillimit të negociatave me Presidentin e Federatës Ruse Vladimir Putin.” /abcnews.al
Kryeministri libanez shpreson për ‘faqe të re për Libanin’ p...
Shqipëria 2030 në BE, Rama: Plotësisht e mundur
Regjistrohet tërmet në Maqedoninë e Veriut
Abdixhiku pret në takim ambasadorin e Zvicrës, flasin për zg...
Kurti: Forca jonë po rritet vazhdimisht, Republika po fuqizo...
Sulmuesi kuqezi Jasir Asani shënon sërish me fanellën e Guan...