Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha sot, pas takimit që pati me liderët e vendeve afrikane në Kiev, se bisedimet e paqes do të jenë të mundshme vetëm pasi Rusia të tërheqë trupat e saj nga territoret e pushtuara ukrainase, njoftoi agjencia e lajmeve Interfax.
“Ne kemi nevojë për paqe të vërtetë, një tërheqje reale të forcave ruse nga toka jonë”, tha Zelensky , i cili u bëri thirrje liderëve afrikanë të bashkohen në një samit global të paqes.
Presidenti i Afrikës së Jugut, Cyril Ramaphosa bëri thirrje për de-përshkallëzimin nga të dy vendet në një konferencë të përbashkët shtypi me Zelensky.
“Duhet të ketë de-përshkallëzim nga të dyja palët,” tha Ramaphosa, i cili është pjesë e një delegacioni të liderëve afrikanë që përpiqen të ndërmjetësojnë midis Moskës dhe Kievit./abcnews
Moti i keq dhe përmbytjet në SHBA, të paktën 8 viktima në Ke...
Çfarë do të thotë nëse çdo natë ju del gjumi në këtë orë?
Deputetja britanike uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Kosova, n...
Artmotion: Gjuha e komentatorit Lokaj ka qenë krejt e pavend...
Zhduket gjuha shqipe nga tabelat në autostradën Shkup-Tetovë...
Maignan pranë rinovimit me Milanin