Në Tiranë po mbahet sot Samiti për Ukrainën ku pjesëmarrës janë Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, Presidentja e Moldavisë Maia Sandu, Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, Kryetarja e Këshillit të Ministrave të Bosnje-Hercegovinës, Borjana Kristo, Kryeministri kroat, Andrej Plenkovici.
Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky në fjalën e mbajtur gjatë këtij samiti vlerësoi mbështetjen humanitare dhe në fushën e mbrojtjes që Shqipëria i ka dhënë Ukrainës.
Ai shprehu mirënjohjen për organizimin e samitit në Tiranë që siç tha është një mundësi për të fuqizuar vendet përballë agresionit rus që rrezikon edhe Evropën.
“E vlerësoj së tepërmi mikpritjen dhe mundësinë për të diskutuar si mund të fuqizojmë vendet tona sepse të gjithë e përcaktojmë se tani po përcaktohet rrugëtimi që do të ndjekë Evropa për breza. Në të shkuarën ka pasur njerëz që kanë përcaktuar fatin e vendeve të tjera, edhe në Ballkan, Putini, gjithçka që ai bën është një përpjekje që diktatet e vjetra të vendosin se çfarë duhet të bëjnë kombet. E rëndësishme për shtetet tona të lira është që regjimi i Putinit të humbasë. Vizioni ynë për Europën bazohet tek parimi i dinjitetit. Nuk duhet të”, tha Zelensky./euronews.al/
Vrasja e të riut nga Peja në SHBA, reagon motra e viktimës: ...
“Nuk do të kemi mëshirë ndaj askujt”, Mickoski e quan akt ag...
“Prishtina gjithmonë do të jetë krah Tiranës”, Komuna publik...
Superliga rikthehet në aksion me ndeshje interesante
Kurti vendos gurthemelin për ndërtimin e Sallës së Edukatës ...
Ukraina thotë se ka goditur një depo nafte dhe një stacion r...