Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka vizituar sot Estoninë, ku ka folur për luftën në vendin e tij duke theksuar se armëpushimi nuk do të çonte në dialog politik dhe do të përfitonte vetëm Moskën.
Sipas tij, Rusia është në negociata për blerjen e raketave nga Irani, ndërsa shtoi se Moska ka marrë më shumë se një milion municione nga Koreja e Veriut. Zelensky mbërriti gjatë mbrëmjes në Talin në ndalesën e dytë të turit të tij në vendet baltike, aleatë besnikë të Kievit kundër Rusisë.
Në ndalesën e parë të turit të tij, të mërkurën në Lituani, Zelensky kritikoi hezitimin e Perëndimit për të ofruar ndihmë ushtarake dhe ekonomike për Ukrainën, e cila “vetëm forcon guximin dhe fuqinë e Rusisë”.
“Ne duhet t’i kushtojmë vëmendje retorikës së Putinit. Nuk do të ndalet. Ai dëshiron të na kuptojë plotësisht”, theksoi presidenti ukrainas, duke vlerësuar se në rast se vendi i tij do të humbasë, fqinjët e tjerë të Rusisë, përfshirë vendet baltike, rrezikojnë të sulmohen.
Këto tre ish-republika sovjetike janë tani anëtarë të NATO-s dhe BE-së dhe mbështetës të vendosur të Kievit. Vizita e Zelensky vjen pas disa valësh bombardimesh intensive ruse kundër Ukrainës që nga fundi i dhjetorit.
Gjatë qëndrimit në Talin, presidenti ukrainas do të takohet me homologun e tij estonez Alar Karis dhe kryeministren Kaya Kalas, ndërsa pritet të mbajë një fjalim në parlament./abcnews.al
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...
Rron Broja, “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës
Moscertifikimi i Listës Serbe, Vuçiç: Kurti po përpiqet t’i ...
ASHAK zgjedh anëtarët e rinj
KEDS thotë se po e ndalë rrymën për shkak të konsumit të lar...