Zelensky nën shënjestrën e Rusisë, Medvedev: E kemi objektiv

13:24 | 21 Maj 2024
K.B

Volodymyr Zelensky është objekt i eliminimit ushtarak. Kështu është shprehur zëvendëspresidenti i Këshillit të Sigurimit rus, Dmitry Medvedev.

Ish-presidenti rus thekoi për Agjencinë e Lajmeve Tass, se Zelenskit i ka mbaruar mandati presidencial dhe se drejton një regjim politik armiqësor kundër Rusisë.

“Përfundimi i mandatit të Zelenskyy si president nuk do të ndryshojë asgjë. Ai tashmë drejton një regjim politik armiqësor ndaj Rusisë, i cili po bën luftë kundër nesh, dhe liderët e vendeve që bëjnë luftë konsiderohen gjithmonë një objektiv legjitim ushtarak. Për ne, ai tashmë është një kriminel lufte dhe humbja e statusit të tij zyrtar nuk ndryshon asgjë”, tha Medvedev.

Sakaq Moska ka njoftuar se trupat ruse kanë pushtuar një tjetër fshat, në rajonin e Luhanskut të Ukrainës.

Lajmi është bërë i ditur nga Ministria e Mbrojtjes ruse. Luahnsku është një prej katër rajoneve ukrainase që Moska pretendon se i ka aneksuar më 2022 dhe marrja e plotë nën kontroll e tyre është një prioritet i Kremlinit./euronews

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme