Zelensky në KS: Të përjashtohen nga OKB vendet që mbështesin agresionin

17:59 | 20 Shtator 2023
E.G

Pas replikave mes kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama dhe përfaqësuesve të delegacionit rus, ka mbajtur fjalën e tij në selinë e OKB-së Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky. Ai e nisi fjalën e tij me mirënjohje ndaj palës shqiptare për organizimin e kësaj mbledhjeje.

“I nderuar kryeministri Rama, i jam mirënjohës Kryesisë shqiptare për organizimin e këtij takimi, qysh prej nisjes së agresionit nisur nga shteti që për disa arsye ndodhet i pranishëm këtu. 754 ditë vuajtje, janë vrarë dhjetëra mijëra nga njerëzit tanë dhe i ka shndërruar civilët në reufgjatë, është një agresion kriminal i paprovokuar që synon të aneksojë territoret e burimet, kërkon të minojë normat ndërkombëtare, dua tu shpreh mirënjohjen të gjtihë atyre që e kanë njohur agresionin si shkelje të Kartës së Kombeve të Bashkuara.”

Sipas tij, është momenti për të kaluar në veprime konkrete kur bëhet fjalë për garantimin e plotë të paqes. Zelensky thotë se shtetet që mbështesin agresionin duhet të përjashtohen nga OKB.

“Në fakt Asambleja e Përgjithshme ka njohur faktin se kjo është një luftë e nisur nga Rusia, Kombet e Bashkuara e gjejnë veten në një situatë të bllokuar kur vjen fjala për agresionin. Kur vjen fjala për mbrotjen e vendeve po vihen në punë aleanca të reja për të ulur numrin e problemeve, por ka shumë retorikë jo veprime reale, jetët duhet të mbrohen në mënyrë të pakompromentueshme. Dje në fjalën time në Asamble thashë se formula e paqes është baza për të përditësuar arkitetkurën ekzistuese në rregullat ndërkombëtare. Konkretisht, ajo quhet zbatimi i Kartës dhe kthimi i integritetit të territorit të Ukrainës. Rusia ulet në mënyrë të paligjshme përmes manipulimeve në prapaskenë për të zbehur gjenocidin që po kryhet.

Këto ditë në Asamblenë e Përgjithshme dëgjojmë shpesh fjalën pabarazi, nga vende të ndryshme. Pabarazia e bën jo efektive me vjen keq që KS është platforma më e madhe dhe e dukshme, Karta mund të funksionojë globalisht megjithatë që kjo të ndodhë përpjekjet për reformim duhet të përkhthene në një proces dhe kjo nuk ka të bëjë me përfaqësimin këtu, por edhe përdorimi i vetos, kjo kërkon reformim! Zonja dhe zotërinj, ka 574 arsye për ndryshim në këtë sallë dhe kjo çon në miliarda në shumicë absolute të njerëzve që duan të jetojnë pa agresion. Ajo çfarë konstatojmë në Kombet e Bashkuara është për rastet e masakrave, mizorive masive, e drejta e vetos nuk duhet të përdoret, Asamblesë i duhet dhënë pushtet për të tejkaluar veton.

Ata që e dënojnë agresionin duhet ta sjellin këtë në vëmendje. Kjo rezolutë duhet të jetë e detyrueshme për të gjitha shtetet. Këshilli i Sigurimit duhet t’u japë llogari disa shteteve të botës, përbërja duhet të reflektojë realitetet e vërteta, të drejta. Bashkimi Afrikan duhet të jetë këtu në mënyrë të përhershme apo shumë shtete të Azisë, duhen marrë parasysh ndryshimet në Europë, Gjermania ka rol kyç, meriton vend si anëtar i përhershëm, ndërkohë dhe vendet e Amerikës Latine. Duhet të ketë zgjerim të qasjes në pjesëmarrjn e organizmave të tjerë.

Çdo pjesëmarrje duhet pezulluar për atë shtet që mbështetet te agresioni, duhet luftuar me veprime konkrete agresioni kundër sovranitetit të territorit, duhet të ketë një mekanizëm për të rënë dakord, në këtë rast kundër Rusisë. Ushtaratë ukrainas mbrojnë vendin duke dhënë gjakun e tyre, këtë duhet ta bëjë dhe Këshilli i Sigurimit.”

Hapat që duhen hedhur për të garantuar paqen në Ukrainë sipas Zelensky-t janë dy.

“Tërheqje e plotë e të gjitha trupave ruse, përfshirë dhe flotën e Detit të Zi dhe ato mbetje që janë si formacione ushtarake nga gjithë territori sovran i Ukrainës të njohura ndërkombëtarisht. Kthim i kontrollit të territorit dhe transportit ekonomik. Përmbushja e këtyre dy elementeve do cojë në ndërprejen e sulmeve. Jemi gati të mbajmë konferenca në nivel këshilltarësh dhe samit global të udhëheqësve, ky draft do të vlerësohet nga krerët e shteteve për të rivendosur paqen. Le të mbizotërojë paqja dhe uroj që institucionet e bashkëpunimi ynë të jenë më të forta! Lavdi qoftë Ukrainës!”/tvklan.al

Lexo edhe:

Nis mbledhja e Këshillit të Sigurimit, delegacioni rus-Ramës: Me ç’bazë i jepni fjalën Zelenskyt para përfaqësuesve të KS-së?

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme