Google ADS

Zelensky në Gjermani, thirrje aleatëve për më shumë armë me rreze të gjatë veprimi

13:24 | 6 Shtator 2024
K.B

Volodymyr Zelensky, i cili ndodhet në bazën ushtarake amerikane në Ramstein të Gjermanisë është i pranishëm në një takim të grupit të vendeve që mbështesin ushtarakisht Ukrainën.

“Ne duhet të kemi armë të afta për të nisur sulme me rreze të gjatë jo vetëm në territoret e pushtuara të Ukrainës, por edhe në territorin rus, në mënyrë që Rusia të mobilizohet për të ndjekur paqen”, theksoi Zelensky në takimin e ministrave të mbrojtjes të vendeve të grupit Ramstein.

Në të njëjtën kohë, forcat ruse mbeten të fokusuara në marrjen në kontroll të qytetit lindor të Ukrainës, Pokrovsk, një qendër logjistike kritike për përpjekjet luftarake të Kievit.

Përveç kësaj, presidenti ukrainas u kërkoi vendeve aleate të tij “më shumë armë” për të “zmbrapsur forcat ruse” nga territori ukrainas “kryesisht në rajonin e Donesk në lindje.

“Bota ka mjaft sisteme të mbrojtjes ajrore për të garantuar se terrori rus nuk do të funksionojë”, tha Zelensky, duke u kërkuar aleatëve të tij që të ndihmojnë Kievin të forcojë mbrojtjen e tij ajrore.

Në Ramstein, Zelensky planifikon të marrë pjesë në një takim të Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës dhe të takohet me Sekretarin e Mbrojtjes së SHBA, Lloyd Austin dhe homologun e tij gjerman Oscar Pistorius. Ai do të zhvillojë gjithashtu bisedime me kancelarin gjerman Olaf Scholz./abcnews.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme