Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky iu drejtua sot me një mesazh parlamentit izraelit. Gjatë fjalës së tij, ai citoi gjithashtu kryeministren e ndjerë izraelite Golda Meir. “Ne duam të jetojmë, por fqinjët tanë duan të na shohin të vdekur”, tha ai, raporton BBC.
“Ne mbetemi, jemi të përgatitur për kompromis”, shtoi presidenti ukrainas. Zelënsky tërhoqi një paralele midis Ukrainës tani dhe historisë së Izraelit, që është përballur me armiqësinë arabe.
Atë që po ndodh në Ukrainë ai e cilësoi po ashtu si në Luftën e Dytë Botërore. Lideri ukrainas tha se nuk ka të bëjë aspak me “operacion ushtarak”.
“Është një luftë në shkallë të gjerë që synon shkatërrimin e popullit tonë, shkatërrimin e fëmijëve tanë, familjeve, shtetësisë, qyteteve, kulturave dhe gjithçkaje që i bën ata ukrainas”.
“Kjo është arsyeja pse unë kam të drejtë të bëj këtë paralele në histori. Luftërat tona për mbijetesë dhe Lufta e Dytë Botërore”, tha ai.
Driloni befason Drenushën me deklaratë: 15 vjet diferencë në...
Aksident mes një motoçiklete dhe një veture në Prishtinë, lë...
Hoti: Të fokusohemi në ekonominë e vendit, është humbur shum...
Kosova mëson kundërshtarin e play-offit në Ligën e Kombeve
Kobra dhe të tjerët deklarohen të pafajshëm për vrasjen në P...
Orban fton Netanyahun në Hungari, pas lëshimit të fletarrest...