Shefi i ushtrisë së Ukrainës, Valery Zaluzhny u thirr në një takim në zyrën e presidentit të hënën ku sipas CNN i është komunikuar shkarkimi. Sipas burimeve të CNN ende nuk është bërë një njoftim zyrtar, që do të thotë se Zaluzhny ishte ende në post që nga mbrëmja e së mërkurës, megjithatë, një dekret presidencial pritet deri në fund të javës.
Kjo do të ishte tronditja më e madhe ushtarake nga Zelensky që nga fillimi i pushtimit të plotë të Rusisë pothuajse dy vjet më parë.
Lajmet për takimin dhe shkarkimin e Zaluzhny, shpërthyen në Kiev të hënën në mbrëmje, pas një përçarje që kishte ndodhur midis presidentit dhe komandantit të tij të përgjithshëm, pas dështimit të kundërofensivës ukrainase vitin e kaluar.
Tensionet thuhet se janë rritur veçanërisht kur Zaluzhny e përshkroi luftën me Rusinë si një ngërç, në një intervistë me revistën “Economist” në nëntor.
Të hënën, zëdhënësi presidencial Serhiy Nykyforov deklaroi se thashethemet për shkarkimin e shefit të ushtrisë ishin të pavërteta. Ministria e Mbrojtjes publikoi gjithashtu një mesazh në kanalet e saj të mediave sociale ku shkruhej: “Të dashur gazetarë, një përgjigje e menjëhershme për të gjithë: Jo, kjo nuk është e vërtetë”.
Dhe në fjalimin e tij të përditshëm të mbrëmjes të hënën, vetë Zelensky nuk iu referua fare shefit të ushtrisë së tij./abcnews.al
Qarku i Gjirokastrës rezulton i pastër nga gripi i shpendëve
Përse Donald Trump interesohet për Groenlandën?
Të paktën 19 persona humbën jetën në sulmin në kompleksin pr...
58 pacientë janë diagnostikuar me sklerozën multiple në Koso...
Pierre Poilievra mund të bëhet kryeministri i ardhshëm i Kan...
Një veturë ka marrë flakë mbrëmë pas mesnate në Aktash të Pr...