Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka mohuar se vendi i tij ka kryer një sulm të supozuar me dron në Kremlin, për të cilin Rusia thotë se ishte një përpjekje për të vrarë presidentin Vladimir Putin.
“Ne nuk sulmojmë Putinin apo Moskën. Ne luftojmë në territorin tonë. Ne po mbrojmë fshatrat dhe qytetet tona,” tha ai, duke folur në një vizitë në Finlandë.
Zyra e presidentit rus tha se mbrojtjet rrëzuan dy drone gjatë natës, shkruan BBC.
Ajo kërcënoi se do të hakmerrej kur dhe ku e konsideronte të nevojshme.
Pamjet e paverifikuara që qarkullojnë në internet tregojnë tymin që ngrihet mbi Kremlin – një kompleks i madh qeveritar në qendër të Moskës – herët të mërkurën.
Një video e dytë tregon një shpërthim të vogël mbi ndërtesën e Senatit të vendit, ndërsa dy burra duket se ngjiten lart në kube.
Presidenca ruse tha se Ukraina kishte tentuar të sulmonte rezidencën e Putinit në Kremlin dhe e përshkroi atë si “një akt të planifikuar terrorist dhe një atentat ndaj presidentit”.
Zyrtarët thanë se dy drone që synonin kompleksin ishin çaktivizuar duke përdorur asetet e radarit elektronik, duke shtuar se Presidenti Putin nuk kishte qenë në kompleks në kohën e sulmit të supozuar.
Por Ukraina ka thënë se akuzat ruse janë thjesht një pretekst për sulme masive në territorin e saj dhe SHBA thotë se po i trajton pretendimet ruse me shumë kujdes./Arbresh.info/
112 vjetori i Pavarësisë, flamuri shqiptar ngrihet në New Yo...
4000 copa letre për të krijuar flamurin kuq e zi/ Nxënësi ng...
Modernizimi i plotë i rrjetit “Vala”, Kurti: Për...
Krasniqi: Toni, fituesi i 5 medaljeve olimpike si trajner, ë...
Telekomi i Kosovës mban konferencë për media, pjesëmarrës Ku...
Kina, Meksika, Kanadaja reagojnë ndaj kërcënimeve të Trumpit...