Zelensky merr një vendim të ri për Kievin

12:28 | 1 Mars 2022
A. B.

Kryeqyteti ukrainas Kiev, që po synohet të merret nga forcat ruse tani do ta ketë për kryetar një ushtarak, njoftoi parlamenti i Ukrainës.

Presidenti Volodymyr Zelensky ka caktuar Gjeneral Mykola Zhernov si kryetar të administratës ushtarake të Kievit.

“Gjatë luftës, Volodymyr Zelensky ka caktuar Gjeneral Mykola Zhernov kryetar të administratës ushtarake të Kievit. Kryetari i Kievit Vitaly Klitschko do të punojë me kryetarin ushtarak”, thuhet në njoftim. /arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme