Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka deklaruar se nëpërmjet armëpushimit të njëanshëm, presidenti rus Vladimir Putin po synon të manipulojë botën “vetëm që të ketë heshtje në paradën e tij”.
Nëpërmjet një videomesazhi, Zelensky ka thënë të hënën se kërkesa e Putinit që të ketë armëpushim deri më 8 maj është mashtrim, duke thënë se armëpushimi duhet të jetë i menjëhershëm, i plotë dhe pakushte.
“Ne vlerësojmë jetën e njerëzve, jo paradat. Prandaj besojmë dhe bota beson se nuk ka asnjë arsye për të pritur deri më 8 maj. Armëpushimi nuk duhet të jetë vetëm për disa ditë, për t’u rikthyer pastaj te vrasjet. Ai duhet të jetë i menjëhershëm, i plotë dhe pa kushte për të paktën 30 ditë, në mënyrë që të jetë i sigurt dhe i garantuar. Ky është themeli që mund të çojë drejt diplomacisë së vërtetë”, ka deklaruar Zelensky.
Përfaqësuesit e ‘Liria ka emër’ thërrasin konferencë për med...
Kroacia fiton bindshëm ndeshjen e rëndësishme ndaj Çekisë
Limaj gati për ta zgjidhur krizën: Nuk kërkojmë poste në qev...
Dardanët pas fitores së sotme: Këtu qëndron për të mos u lar...
Policët qëllohen me gurë në Los Angeles – pamje dramatike ng...
Digjet tërësisht shtëpia dykatëshe në Ferizaj, një zjarrfikë...