Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky dënoi vendimin e NATO-s për të përjashtuar zbatimin e një zone të ndaluar fluturimi mbi Ukrainë.
“NATO ka vendosur qëllimisht të mos mbulojë qiejt mbi Ukrainë”, tha Zelensky përmes një video të postuar në Facebook, transmeton portal arbresh.info
“Ne besojmë se vendet e NATO-s kanë krijuar një narrativë se mbyllja e qiellit mbi Ukrainën do të provokonte agresionin e drejtpërdrejtë të Rusisë kundër NATO-s. Kjo është vetëhipnoza e atyre që janë të dobët, të pasigurt brenda, pavarësisht se ata posedojnë armë shumë herë më të forta se ne”, tha ai.
Më herët sot, Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken tha se krijimi i një zone të ndaluar fluturimi në Ukrainë nga Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj në NATO mund të çojë në një “luftë të plotë në Europë”.
Ai tha se Uashingtoni do të vazhdojë të punojë me aleatët e tij për t’u siguruar ukrainasve mjetet për t’u mbrojtur nga agresioni rus.
Edhe shefi i NATO-s, ka deklaruar se zona e ndalimit të fluturimit mbi Ukrainën nuk është një opsion që po shqyrtohet./cnn/arbresh.info/
Nis me tensione protesta e opozitës
Shfaqen forca të shumta të policisë para nisjes së protestës...
Pesë vite nga tërmeti i 26 nëntorit, buxheti ka ende 50 mili...
Komisioni Disiplinor i FFK-së merr masa për futbollistët që ...
“Marre se si po duket”, Lela u kërkon banorëve që të pastroj...
Dëshmitari Çadraku: Shumë dokumente që më janë prezantuar ka...