Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, i ka bërë thirrje kancelarit gjerman Olaf Scholz që të tregojë më shumë mbështetje për Kievin, duke e akuzuar atë se është shumë i shqetësuar për pasojat nga Rusia.
Ukraina ka kritikuar disa herë Gjermaninë, e cila sipas tyre nuk ka mbajtur qëndrim të fortë kundër Rusisë gjatë luftës, transmeton portal arbresh.info
Në një intervistë me stacionin televiziv gjerman ZDF, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se i duhej një siguri nga Scholz se Gjermania mbështet Ukrainën.
“Ai dhe qeveria e tij duhet të vendosin, nuk mund të ketë kompromis midis Ukrainës dhe marrëdhënieve me Rusinë,” tha ai.
Mediat e huaja kanë shkruar se kancelari gjerman do të udhëtojë në Kiev të enjtën, për herë të parë që nga fillimi i luftës./arbresh.info/
Vetplagoset me armë zjarri në person në Gllogoc
MINT prezanton thirrjet për aplikim në kuadër të Fondit të S...
Sot nis ndërtimi i Parkut Industrial në Drenas, marrin pjesë...
Mo Salah bëri histori me fanellën e Liverpoolit pas dy golav...
Rama ndan fotografitë e një dite kuq e zi në Londër
Të paktën një i vdekur pas rrëzimit të një avioni mallrash n...