Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiyy ka akuzuar Korenë e Veriut për dërgimin e personelit ushtarak në ushtrinë ruse. Teksa artikulonte akuzat kundrejt Koresë së Veriut, Zelenski bëri edhe njëherë thirrje për mbështetje për të parandaluar “një luftë më të madhe”.
“Ne shohim një aleancë në rritje midis Rusisë dhe regjimeve si në Korenë e Veriut. Nuk ka të bëjë më vetëm me transferimin e armëve. Në fakt bëhet fjalë për transferimin e njerëzve nga Koreja e Veriut në forcat ushtarake të okupatorit. Është e qartë se në kushte të tilla marrëdhënia jonë me partnerët tanë duhet të evoluojë. Vija e parë ka nevojë për më shumë mbështetje. Ne po flasim për më shumë aftësi me rreze të gjatë për Ukrainën dhe për furnizime më të qëndrueshme për forcat tona sesa për një listë të thjeshtë të pajisjeve ushtarake”, tha Zelenski në fjalimin e tij të natës me video.
Javën e kaluar, ministri i mbrojtjes i Koresë së Jugut, Kim Yong-hyun, tha se “kishte shumë mundësi” që Koreja e Veriut të mund të vendoste trupa për të ndihmuar Rusinë në luftën me Ukrainën.
Kim tha gjithashtu në një seancë parlamentare se lajmet se oficerët ushtarakë të Koresë së Veriut janë vrarë në një sulm ukrainas në territorin e kontrolluar nga forcat ruse ka të ngjarë të jenë të vërteta.
/rtsh.al/
Në një fesitval golash, Liverpooli triumfon derbin në udhëti...
Deri në dy orë pritjet në Jarinje për të hyrë në Kosovë
Bora regjistron fitoren e tretë në elitë, mposhtë Prizrenin
Maresca arsyeton barazimin ndaj Evertonit
Protestë masive në Beograd kundër Vuçiqit dhe qeverisë së ti...
Salah thyen një tjetër rekord në Premier League