Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se do të ishte “vetëvrasëse” për Evropën nëse i ofron koncesione Kreminit për të ndalur pushtimin e Ukrainës.
Duke folur në samitin e liderëve evropianë në Hungari, Zelensky kritikoi ata që po i bëjnë thirrje Ukrainës që të plotësojë disa nga kërkesat e presidentit rus, Vladimir Putin, dhe i bëri thirrje Evropës dhe Shteteve të Bashkuara që të mos i dobësojnë raportet pas zgjedhjes së Donald Trumpit president të SHBA-së.
“Ka pasur shumë zëra lidhur me nevojën që t’i nënshtrohemi Putinit, të tërhiqemi, të bëjmë disa koncesione… Kjo është e papranueshme për Ukrainën dhe vetëvrasëse për gjithë Evropën”, tha Zelensky.
Presidenti francez Emmanuel Macron (i pari majtas) dhe sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte afër tij, në samitin e Budapestit, Hungari, 7 nëntor 2024.
Liderët evropianë mblidhen në Budapest për të diskutuar për kthimin e Trumpit dhe tema tjera
Ai akuzoi disa udhëheqës evropianë, pa përmendur ndonjë me emër, se “fuqishëm” po e shtyjnë Ukrainën “të bëjë koncesione” me Putini, diçka që, sipas udhëheqësit ukrainas, do të inkurajonte edhe më shumë agresion.
“Na duhen më shumë armë, jo mbështetje në bisedime. Përqafimet me Putinin nuk do të ndihmojnë. Disa prej jush e keni përqafuar atë që 20 vjet dhe gjërat vetëm po përkeqësohen”, tha Zelensky gjatë samitit, sipas fjalimit të siguruar nga AFP-ja.
Mikpritës i samitit është kryeministri hungarez, Viktor Orban, i cili vazhdimisht ka kundërshtuar mbështetjen perëndimore për Kievin.
Zelensky po ashtu i kërkoi Evropës që të mbajë raportet e forta që ka me SHBA-në, pas fitores së Trumpit në zgjedhjet presidenciale të 5 nëntorit.
Trump ka kritikuar vazhdimisht ndihmën amerikane për Ukrainën dhe ka deklaruar se do t’i japë fund luftës – që Rusia nis kundër Ukrainës më 2022 – brenda orësh, pasi të marrë detyrën./rel/
Në një fesitval golash, Liverpooli triumfon derbin në udhëti...
Deri në dy orë pritjet në Jarinje për të hyrë në Kosovë
Bora regjistron fitoren e tretë në elitë, mposhtë Prizrenin
Maresca arsyeton barazimin ndaj Evertonit
Protestë masive në Beograd kundër Vuçiqit dhe qeverisë së ti...
Salah thyen një tjetër rekord në Premier League