Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, gjatë fjalimit në parlamentin japonez këtë mëngjes ka thënë se bashkësia ndërkombëtare nuk po ndihmon mjaftueshëm, në veçanti Kombet e Bashkuara.
Ai gjithashtu theksoi se forcat ruse në Çernobil po përdorin këtë hapësirë pranë centralit bërthamor, për t’u përgatitur për sulme të reja.
Zelensky pranoi se në disa rajone të Ukrainës po zhvillohen luftime të ashpra, ku qytetarët nuk po arrijnë as që t’i varrosin familjarët e tyre që e kanë pësuar nga sulmet ruse.
Kujtojmë se, Zelensky sot pasdite do t’i drejtohet edhe Asamblesë Kombëtare të Francës./arbresh.info/
SHBA-ja i ofron ndihmë të re Ukrainës
“Paret e BBVK duhet me qëndru në Kosovë”, Driloni ia fshin s...
Xhaka në pikëpyetje për ndeshjen ndaj Dortmundit, Alonso tre...
Krasniqi: Me Bedri Hamzën kryeministër, Kosova është më e fo...
Meloni: Jemi gati të aktivizojmë qendrat e emigrantëve në Sh...
Rreth 270 fëmijë në ditë kërkojnë ndihmë në Urgjencën e Pedi...