Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka lëshuar një deklaratë për Ditën e Fitores së Rusisë, duke thënë se Ukraina do të fitojë luftën, sipas The Guardian.
“Ne po luftojmë për lirinë e fëmijëve tanë dhe prandaj do të fitojmë. Nuk do ta harrojmë kurrë atë që bënë paraardhësit tanë në Luftën e Dytë Botërore, në të cilën humbën jetën më shumë se tetë milionë ukrainas.
Shumë shpejt do të festojmë dy fitore në Ukrainë, ndërsa Rusia asnjë. Ne fituam atëherë. Ne do të fitojmë tani. Dhe Khreschatyk do të shohë paradën e fitores – Fitoren e Ukrainës! Gëzuar Ditën e Fitores mbi Nazizmin! Lavdi Ukrainës!,” tha Zelensky në një postim në Telegram.
Khreschatyk është rruga kryesore për në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev. /arbresh.info/
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...