Ushtria ukrainase po pëson humbje të mëdha në luftimin e trupave ruse në qytetin lindor të Severodonetsk dhe në rajonin e Kharkiv dhe ka nevojë për armë, ka deklaruar Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky.
Në raportin e tij të natës vonë, Zelensky theksoi se Ukraina ka nevojë për armë moderne anti-raketë tani.
Ai tha se nuk kishte asnjë justifikim që vendet partnere të vononin dërgesat e armëve, transmeton portal arbresh.info
Disa raketa ruse i shmangen mbrojtjes dhe shkaktojnë viktima, tha Zelensky. “Betejat më të ashpra, si më parë, po zhvillohen në Severodonetsk dhe qytete e fshatra aty pranë. Fatkeqësisht, humbjet janë të dhimbshme,” tha ai.
“Por ne duhet të jemi të fortë, kjo është jashtëzakonisht e rëndësishme për Donbasin. Sa më shumë humbje të pësojë armiku atje, aq më pak forcë do të ketë për të vazhduar agresionin”, shtoi ai.
Ukraina po regjistron gjithashtu “humbje të dhimbshme” në rajonin e Kharkiv-it në lindje të Kievit, ku Rusia po përpiqet të forcojë pozicionet e saj pasi u tërhoq kohët e fundit, tha gjithashtu Zelensky. “Luftat vazhdojnë në këtë zonë dhe ne duhet të vazhdojmë të luftojmë, duhet të luftojmë ashpër”, theksoi Presidenti ukrainas./arbresh.info/
Gazetari Vullnet Krasniqi, e pranon në Big Brother VIP Kosov...
Të shtëna në Bulqizë, atentat ndaj një personi që po dilte n...
Arsenali po synon shkëmbimin e lojtarëve me Milanin për ta m...
Zelensky: Ushtarët e Koresë së Veriut po dërgohen në betejë ...
Gjendet pa shenja jete një 27 vjeçare në Zhur të Prizrenit
Vëllai i Madh me ofertë për Laurentin dhe Fitimin, njërin do...