Google ADS

Zelensky i kërkoi Bidenit ta fut Rusinë në listën e shteteve sponsorizuese të terrorizmit

22:44 | 15 Prill 2022
Lorik Gerbeshi

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky i kërkoi presidentit amerikan, Joe Biden në një nga bisedat e tyre të fundit telefonike që Rusinë ta fut në listën e shteteve që sponsorizojnë terrorizmin.

Kërkesa e Zelensky nuk erdhi me të njëjtin nivel urgjence me të cilën ai u kërkoi udhëheqësve perëndimorë të siguronin armë shtesë dhe ndihmë financiare, tha zyrtari, por ai e bëri atë si pjesë e një përpjekjeje për të rritur dënimin ndërkombëtar të Rusisë.

Biden nuk premtoi angazhim të fortë ndaj kërkesës së Zelenskyt, e cila u raportua për herë të parë nga Washington Post.

Zyrtarët amerikanë kanë refuzuar më parë të futin Rusisë në listën e shteteve sponsorizuese të terrorizmit, e cila tani përfshin Korenë e Veriut, Sirinë, Kubën dhe Iranin, raporton cnn.

Shtimi i Rusisë do të ishte një lëvizje dramatike që do të përshkallëzonte sanksionet ekonomike dhe do të kishte efekte dytësore në vendet që ende bëjnë biznes me Moskën.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme