Zelensky i gatshëm të takojë Putinin: E nevojshme pasi ai vendos gjithçka në Rusi

09:12 | 30 Prill 2022
L G

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky është shprehur i gatshëm për të zhvilluar bisedime me homologun rus, Vladimir Putin.

Zelenski u ka thënë mediave polake, se është ende gati për bisedime, pavarësisht masakrave ruse në Buça, Mariupol apo në qytetet e tjera ukrainase.

Sipas tij, Putin është i vetmi që vendos gjithçka në Rusi ndaj është e nevojshme që ta takojë, shkruan BBC.

Ai tha gjithashtu se rreziku i prishjes së negociatave është i lartë për shkak të sulmeve të vazhdueshme të forcave ruse në Ukrainë. Presidenti shtoi se nëse ka një shans të vetëm, atëherë palët duhet të ulen dhe të bisedojnë.

Në një deklaratë pak ditë më parë, Zelensky u shpreh se lufta duhet të përfundojë sa më shpejt, pasi rrezikohet siguria ushqimore në botë. /REL

Të ngjashme