Google ADS

Zelensky i drejtohet G7: Na duhen armë, lufta duhet të mbarojë para dimrit

14:24 | 27 Qershor 2022
arbresh.info

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, iu bashkua sot virtualisht mbledhjes së G7 duke kërkuar nga krerët e shteteve që të furnizonin vendin e tij me më shumë armë në mënyrë që lufta tha ai të mbarojë para dimrit. Ndër të tjera presidenti ukrainas kërkoi ndihmë për rindërtimin dhe për eksportet e grurit .

Pasi dëgjuan Zelenskyn, liderët e G7 dolën me një deklaratë të përbashkët duke premtuar mbështetjen e tyre të vazhdueshme për Ukrainën.

“Ne do të vazhdojmë të ofrojmë mbështetje financiare, humanitare, ushtarake dhe diplomatike dhe do të qëndrojmë me Ukrainën për aq kohë sa të jetë e nevojshme”, thuhet në deklaratë.

Liderët u zotuan se do të punojnë së bashku për të ndihmuar Ukrainën të mbrohet edhe pasi të përfundojë lufta. prej kohwsh perwndimi dhe shba janë duke tentuar të shpërfaqin një front të bashkuar, pasi kancelari gjerman Olaf Scholz, ka thënë se sulmet e fundit me raketa në Kiev tregojnë se “ka qenë vendim i drejtë që të bashkohemi dhe të mbështesim ukrainasit”.

Pas Samitit të G7-ës, që këtë herë u mbajt në Bavari, liderët e NATO-s do të takohen më pas në Spanjë. Sekretari i përgjithshëm i natos në deklaratë në pritje të këtij samiti tha se: “Rusia përbën kërcënimin më të madh dhe të drejtpërdrejtë për sigurinë tonë. Në samitin e nesërm ne do të biem dakord për një paketë të forcuar të ndihmës gjithëpërfshirëse për Ukrainën, duke përfshirë sistemet e sigurta të komunikimit dhe sistemet anti-drone. E gjithë kjo po bën një ndryshim në fushën e betejës çdo ditë”.

Stoltenberg tha gjithashtu se aleatët e NATO-s do të rrisin forcat e tyre të gatishmërisë së lartë nga 40,000 aktuale në “mbi 300,000” ndërsa forcojnë mbrojtjen e tyre në përgjigje të luftës së Rusisë kundër Ukrainës./TCh/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme