Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky bëri thirrje të shtunën për bisedime gjithëpërfshirëse të paqes me Moskën dhe gjithashtu i bëri thirrje Zvicrës që të bëjë më shumë në një përballje me oligarkët rusë, të cilët sipas tij përdorën paratë e tyre për të ndihmuar Rusinë në pushtimin e Ukrainës.
Zelensky, i cili shpesh me pasion i bën thirrje audiencës së huaj për ndihmë me vendin e tij, përmes një video mesazhi u bëri thirrje protestueve në Bern që të kërkojnë llogari, pasi bankat zvicerane janë vendi ku qëndrojnë “paratë e njerëzve që filluan këtë luftë” dhe se llogaritë e tyre duhet të ngrihen, transmeton portal arbresh.info
“Qytetet ukrainase po shkatërrohen me urdhër të njerëzve që jetojnë në qytetet europiane, të bukura zvicerane, të cilët gëzojnë pronësi në qytetet tuaja. Do të ishte mirë që t’u hiqeshin këto privilegje”, tha ai.
Zvicra neutrale, e cila nuk është anëtare e Bashkimit Europian, ka miratuar plotësisht sanksionet e BE-së kundër individëve dhe subjekteve ruse, duke përfshirë urdhrat për ngrirjen e pasurisë së tyre në bankat zvicerane./arbresh.info/
Uria në mes të natës – arsyet shëndetësore pse ndodh
Pse yjet shkëlqejnë më fort në male?
Frutat e thata ndihmojnë me kancerin e gjirit?
Tifozët mendojnë se kanë gjetur ‘arsyen e vërtetë’ pse Vinic...
Hakerët kinezë vënë në objektiv familjen Trump dhe këshillta...
Protesta e opozitës, Berisha: Shqipëria u paralizua, për tri...