Presidenti ukrainas Volodimir Zelensky fton liderin kinez Xi Jinping për një vizitë në Kiev.
“Jemi gati të takohemi këtu…”, mësohet të ketë thënë Zelenski, gjatë një interviste për agjencinë e lajmeve AP.
Jinping, një prej aleatëve më të ngushtë të Putinit, ka propozuar një plan me 12 pika për t’i dhënë fund luftës, dhe zhvilloi një vizitë në Moskë më herët gjatë marsit.
Zelensky i cili ju afrua më shumë se kurrë më parë kufirit me Rusinë që prej shpërthimit të luftës, duke vizituar rajonin e sulmit, ripërsëriti se nuk mund ta humbisnin kontrollin në Bahmut.
Armiku vazhdon sulmet në qytetin e Bahmutit.
Megjithatë, mbrojtësit tanë janë duke e mbajtur me kurajë qytetin, duke zmbrapsur një mori të sulmeve të armikut. Bahmuti, bashkë me qytetet e tjera Avdivka, Marinka dhe Liman, janë shënjestrat kryesore të Rusisë, sipas ushtrisë ukrainase.
Pamje të publikuara së fundmi tregojnë shkatërrimin apokaliptik në qytetin e Avdikia, i kthyer në arenën e re të betejës së përgjakur.
Por pas javëve në mbrojtje, ushtria ukrainase është hedhur në kundërsulm.
Kievi pretendon se ka rrëzuar nga bombardues rus Su-24 M pranë qytetit lindor, ndërsa në qytetin e pushtuar të Melitopol në lindje të Ukrainës, u raportuan bombardime nga forcat ukrainase.
Sakaq Moska, ka nisur një stërvitje të shkallës së gjerë ku përfshihen mbi 3 mijë trupa dhe raketa ndërkontinentale Yars.
Kjo duket të jetë një tjetër përpjekje e Moskës për të treguar fuqinë bërthamore./A2
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...