Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, e ka filluar fjalimin e tij të natës duke lavdëruar 156 civilët që u evakuuan në qytetin qendror të Ukrainës, Zaporizhzhia të martën.
Grupi ishte strehuar në fabrikën e rrethuar Azovstal në Mariupol për dy muajt, tha Zelensky, duke shtuar se për shpëtimin e tyre “u deshën shumë përpjekje, negociata të gjata dhe ndërmjetësime të ndryshme”, shkruan BBC, transmeton portal arbresh.info
“Më në fund këta njerëz janë plotësisht të sigurt. Do të marrin ndihmë”, tha ai, duke festuar gati tre ditët e pothuajse “armëpushimit” dhe të gjithë atyre që “siguruan transportin fizik të njerëzve përmes korridorit humanitar”.
“Aktualisht, trupat ruse nuk po i përmbahen marrëveshjeve,” vazhdoi ai. “Ata vazhdojnë sulmet masive në Azovstal. Ata po përpiqen të sulmojnë kompleksin”.
Sipas raporteve lokale, bombat ruse kanë vazhduar të bien gjatë gjithë evakuimit, i cili ka ndodhur në mënyrë sporadike që nga e diela.
Zelensky vlerësoi gjithashtu aleatët e huaj, përfshirë kryeministrin britanik Boris Johnson, i cili iu drejtua parlamentit të Ukrainës të martën.
“Ato ishin fjalë shumë të rëndësishme, të ngrohta, miqësore, të fuqishme. Ky është një gjest shumë i sinqertë,” tha ai për fjalimin e Johnsons, duke shtuar mirënjohjen e tij për mbështetjen nga Britania e Madhe./arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...