Google ADS

Zelensky është lideri i parë që zhvilloi një bisedë me kryeministren e sapozgjedhur britanike

08:21 | 7 Shtator 2022
K.B

Volodymyr Zelensky u bë lideri i parë i huaj që zhvilloi një bisedë me kryeministren e sapozgjedhur britanike.

“Unë u bëra lideri i parë i huaj që pata një bisedë me kryeministren e sapozgjedhur britanike Liz Truss. E ftova atë në Ukrainë”, ka shkruar presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky në Twitter.

Presidenti falënderoi popullin britanik për ndihmën e madhe të sigurisë dhe ekonomike për Ukrainën, duke vënë në dukje se Britania e Madhe është e gatshme ta forcojë më tej atë. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme