Volodymyr Zelenskyy ka mbajtur një konferencë të përbashkët shtypi me presidentin e ri të BE-së Antonio Costa në Kiev.
Ai u tha gazetarëve se ka “ende kohë” që SHBA të bindë “skeptikët” në Evropë se Ukraina duhet të lejohet të anëtarësohet në NATO.
Zelensky deklaroi se çdo ftesë për t’u bashkuar duhet të zbatohet në të gjithë territorin e Ukrainës – por pranoi se mbrojtja e NATO-s nuk mund të zbatohet në zonat e pushtuara ndërkohë që luftimet vazhdojnë.
Ukraina ka kërkuar vazhdimisht që të lejohet në aleancën mbrojtëse – për të mbrojtur veten nga agresioni i ardhshëm rus – por anëtarët kanë frikë se kjo do të çojë në një luftë më të gjerë lindje-perëndim.
Costa po viziton Ukrainën në ditën e tij të parë në detyrë – pasi ka zëvendësuar Charles Michel të premten.
Asllani nën “radarin” e klubit italian që luan e...
Tre moshat kur truri plaket më shpejt, sipas shkencëtarëve
Sa duhet të jetë temperatura në ambientet e shtëpisë për shë...
Xhaka: Nuk jam fans i madh i një çmimi individual
Të paktën 23 të vdekur nga sulmet izraelite në Rripin e Gazë...
Amorim i zhgënjyer me futbollistët e tij, kjo është arsyeja