Google ADS

Zelensky e quan Putinin ‘plaku i sëmurë’ në videon e ditës së pavarësisë së Ukrainës

23:46 | 24 Gusht 2024
A B

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka përdorur një mesazh për ditën e pavarësisë për ta quajtur Vladimir Putin si një “plak të sëmurë nga Sheshi i Kuq”.

Në një fjalim video drejtuar popullit ukrainas, Zelensky përdori gjuhë tallëse për të përshkruar presidentin 71-vjeçar të Rusisë dhe retorikën e tij bërthamore.

“Një plak i sëmurë nga Sheshi i Kuq, i cili vazhdimisht kërcënon të gjithë me butonin e kuq, nuk do të na diktojë me asnjë nga vijat e tij të kuqe”, tha udhëheqësi ukrainas në video.

Në fjalimin e tij, Zelensky vuri në dukje se lufta e nisur nga Rusia ishte përhapur në territorin e saj.

“Ata që kërkojnë të mbjellin të keqen në tokën tonë, do të korrin frytet e saj në tokën e tyre”, ka thënë më tej ai.

Ndryshe, ai ka ka nënshkruar disa ligje që synojnë Rusinë sot – duke përfshirë atë që ndalon organizatat fetare të lidhura me Moskën.

Seria e ligjeve përfshinte ratifikimin e një statuti që i hap rrugën Ukrainës për t’u bashkuar me Gjykatën Penale Ndërkombëtare (ICC).

Ratifikimi rrit shanset që Rusia të ndiqet penalisht për krime lufte që dyshohet se ka kryer gjatë pushtimit të Ukrainës, sipas zyrës së Zelenskyt. /Telegrafi/

Të ngjashme