Zelensky e paralajmëron Macronin për provokime të rrezikshme ruse në Zaporizhia

07:19 | 5 Korrik 2023
A Z

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky ka thënë se e ka paralajmëruar homologun francez Emmanuel Macron për “provokimet e rrezikshme ruse” në termocentralin bërthamor të Zaporizhias.

Në një postim në Twitter, Zelensky tha se ai e paralajmëroi Macronin për faktin se “trupat pushtuese po përgatisin provokime të rrezikshme në Zaporizhzhia, shkruan Skynews.

“Ne ramë dakord që së bashku me IAEA të mbajmë situatën nën kontroll maksimal”, shtoi Zelenksy.

Presidentët diskutuan edhe për situatën brenda Rusisë dhe pritshmëritë e tyre nga samiti i ardhshëm i NATO-s në Vilnius.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme