Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka premtuar se Donbasi do të jetë “përsëri ukrainas”, pasi forcat ruse vazhdojnë të shënojnë fitime në rajonin juglindor, sipas skynews, transmeton arbresh.info.
Duke folur gjatë fjalimit të tij të natës të premten, Zelensky e quajti situatën aktuale në Donbas shumë të vështirë.
“Kjo është arsyeja pse ne duhet të rrisim mbrojtjen tonë, të rrisim rezistencën tonë dhe Donbasi do të jetë përsëri ukrainas. Edhe nëse Rusia do të përpiqet të shkatërrojë çdo gjë, ne do të rindërtojmë çdo qytet, çdo komunitet. Nuk ka alternativë tjetër,” theksoi Zelensky.
Ai u zotua gjithashtu se Ukraina nuk do të lejojë që forcat ruse të marrin në kontroll qytetin e Severodonetsk, një nga zonat e fundit nën kontrollin e Ukrainës në Luhansk.
“Nëse pushtuesit mendojnë se Lyman ose Severodonetsk do të jenë të tyret, ata e kanë gabim”, tha presidenti ukrainas.
“Donbasi do të jetë pjesë e Ukrainës./arbresh.info/
Sot mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor kundër diskriminimi...
Parashikimi i motit për sot
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...