Google ADS

Zelensky diskuton mbi bisedimet e mundshme të paqes me kryeministrin izraelit

00:03 | 13 Mars 2022
Trina Galanxhi

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy tha të shtunën se ka folur me kryeministrin izraelit, Naftali Bennet.

Gjatë bisedës ata kanë diskutuar për përspektivat e mundshme për bisedimet e paqes, transmeton portal arbresh.info

Zelensky tha në një postim në Tëitter se dyshja kishin “folur për agresionin rus dhe perspektivat për bisedimet e paqes”.

Ai shtoi se kishte kërkuar gjithashtu ndihmën e Bennett për të siguruar “lirimin e kryebashkiakut të robëruar të Melitopol”.

Një zëdhënës i Bennett tha për BBC se biseda kishte zgjatur për më shumë se një orë dhe “u trajtua me mënyrat për të ndaluar luftimet në Ukrainë dhe përpjekjet që Izraeli po bën për këtë çështje”./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme