Google ADS

Zelensky diskuton evakuimin e Mariupolit me presidentin turk

19:07 | 24 Prill 2022
Lorik Gerbeshi

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka shkruar në Twitter se ka pasur “një bisedë të rëndësishme telefonike” me homologun e tij turk Rexhep Tajip Erdogan, shkruan BBC.

“Në prag të bisedimeve të tij me [presidentin rus Vladimir] Putin, unë theksova nevojën për evakuim të menjëhershëm të civilëve nga Mariupol, duke përfshirë Azovstal, dhe shkëmbim të menjëhershëm të trupave të bllokuara.”

Të shtunën, Zelensky kërcënoi edhe një herë se do të tërhiqej nga çdo negociatë me Moskën nëse trupat ruse do të “shkatërronin” mbrojtësit e fundit ukrainas të strehuar në fabrikën e çelikut Azovstal – një zonë e madhe industriale në Mariupol.

Turqia ka marrëdhënie të mira si me Ukrainën ashtu edhe me Rusinë, dhe Erdogan ka luajtur një rol kyç në përpjekjen për të ndërmjetësuar një armëpushim midis dy kombeve. Një nga raundet e tilla të negociatave u mbajt muajin e kaluar në Stamboll.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme