Zelensky: Disfata e Moskës, garanci kundër agresioneve dhe krizave të reja

23:04 | 26 Mars 2023
E.H

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy thotë se disfata e Rusisë në shkallë të gjerë do të jetë garanci kundër agresioneve dhe krizave të tjera.

Ndërkohë, pamjet filmike të publikuara nga ushtria ukrainase tregojnë shkatërrimet e mëdha në zonat e banuara të qytetit të rrethuar të Bakhmutit, shkruan VOA.

Udhëheqësit ushtarakë ukrainas thonë se e kanë zbehur ofensivën ruse përreth qytetit.

Të shtunën Presidenti Vladimir Putin njoftoi planet e Rusisë për të vendosur armë bërthamore taktike në Bjellorusinë fqinje.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy tha të shtunën se mundja e Rusisë do të ofronte garanci të besueshme kundër agresioneve dhe krizave të reja.

“Kremlini po humbet në përpjekjet e tij për të skllavëruar shpirtërisht popullin tonë”, tha Presidenti Zelenskyy.

Udhëheqësi ukrainas deklaroi se në bashkëpunim me Gjykatën Penale Ndërkombëtare, drejtësia ukrainase po bën gjithçka për të siguruar mbajtjen përgjegjës të kriminelëve rusë të luftës, siç u shpreh ai.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme