Zelensky: Disa vende të BE-së luajnë së bashku me Rusinë

12:53 | 17 Shkurt 2022
A. B.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka akuzuar disa shtete evropiane se po ia mbajnë krahun Rusisë.

Duke pranuar se rruga drejt anëtarësimit në NATO dhe BE do të ishte “e gjatë”, ai thekson se “për mua si president gjëja më e rëndësishme në këtë rrugë është të mos humbas vendin tim”.

“NATO është një garanci e sigurisë. Pra, si mund ta zgjedhim ndonjë rrugë tjetër? Për ne është një garanci që të mos e humbim pavarësinë tonë.”

I pyetur nga gazetarja e BBC-së, Sarah Rainsford për presionin nga disa vende evropiane, të cilët gjithashtu dëshirojnë të mbanin Ukrainën jashtë NATO-s, Zelensky përgjigjet “Ne nuk mund të mbyllim sytë… dhe të themi se është vetëm Rusia që nuk na dëshiron atje. Nuk është e vërtetë”.

Presidenti gjithashtu përjashton çdo referendum kombëtar për anëtarësimin në NATO, duke thënë se dëshira e Ukrainës për të qenë anëtare është e shkruar tashmë në kushtetutën e vendit.

Zelensky gjithashtu akuzon Rusinë për nxitjen e një krize për çështjen e anëtarësimit në NATO “për të justifikuar të qenit në kufi … se ata gjoja po mbrojnë sovranitetin e tyre … të gjitha këto janë informacione të shtrembëruara”.

Ai shton se “disa vende të BE-së luajnë së bashku me Rusinë… gjë që është e gabuar”.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme