Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, i ka bërë thirrje Perëndimit që të jetë i bashkuar në ofrimin e mbështetjes për Ukrainën, teksa përballet me luftën gati dyvjeçare të Rusisë.
Ai u ka bërë thirrje aleatëve të Kievit që t’i ndihmojnë këtij vendi në krijim të superioritetit ajror kundrejt Moskës, ashtu që të sigurohet fitore në fushëbetejë.
“Duhet të kemi superioritet ajror për Ukrainën”, ka thënë Zelensky në Forumin Ekonomik Davos.
“Ashtu siç kemi arritur superioritet në Detin e Zi, ne mund ta bëjmë këtë. Kjo gjë do të mundësojë përparim në terren… partnerët e dinë çfarë duhet dhe në çfarë cilësie”, ka thënë Zelensky.
Ai ka thënë më herët se ekziston nevojë për rritje të kapaciteteve ajrore për mbrojtje, teksa ka biseduar me Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken dhe shefin e NATO-s, Jens Stoltenberg, më 16 janar, në Davos, si dhe ka zhvilluar takime edhe me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.
“Teksa Ukraina i afrohet nisjes së bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Evropian, ne jemi pajtuar për të marrë një hap shtesë drejt nisjes së analizimit të legjislacionit të Ukrainës”, ka thënë Zelensky në X, platformë e njohur më parë si Twitter, pas takimit që ka zhvilluar me shefen e BE-së.
Para fjalimit të Zelenskyt, von der Leyen u ka thënë pjesëmarrësve në Davos, se ndonëse Ukraina mund ta fitojë luftën, “ne duhet të vazhdojmë të forcojmë rezistencën e saj”.
“Ukrainasit kanë nevojë për financa të parashikueshme përgjatë vitit 2024 dhe përtej. Atyre u duhen furnizime të mjaftueshme me armë për ta mbrojtur Ukrainën dhe për ta rikthyer të drejtën mbi territorin e tyre”, ka shtuar ajo.
Ukraina ka qenë shënjestër e një serie të sulmeve intensive ruse, prej nisjes së luftës.
Lideri ukrainas ka zhvilluar së fundi disa takime nëpër botë, për të rritur mbështetjen për Ukrainën, pas rënies së gatishmërisë në disa kryeqytete për të ndarë fonde për Kievin.
Lufta e plotë e Rusisë në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt 2022.
Presidenti rus, Vladimir Putin e quan luftën “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.
Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.
Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre./REL
“Ëndrra e Evropës shtrihet në Ballkanin Perëndimor”, Von der...
Përplasen Driloni e Sara, ”Lëri njerëzit e tjerë rehat”, ”Ed...
20 arrestime dhe sekuestrim i 120 mijë eurove, operacion i p...
Qeveria miraton Projektligjin për Inspektoratin e Arsimit
Qeveria shqiptare miraton bonusin e fundvitit, përfitojnë mb...
Arben Krasniqi, emërohet sekretar i përgjithshëm në zyrën e ...