Disa fëmijë të mbetur jetimë gjatë rrethimit të Mariupolit dhe të larguar nga territori i kontrolluar nga Rusia patën një vizitë nga presidenti Volodymyr Zelensky në spitalin e tyre në Kiev.
Ilya Matvienko, dhjetë vjeç dhe Kira Obedinska, 12 vjeçe, të dy pësuan lëndime dhe humbën prindërit e tyre në bombardimet ruse të shtëpive të tyre, përcjell Telegrafi.
Forcat ruse më pas i grumbulluan dhe i çuan jashtë qytetit në territorin armik, sipas faqes zyrtare të Presidentit.
Autoritetet ukrainase arritën t’i kthenin fëmijët nga “kthetrat ruse” në Spitalin Kombëtar të Specializuar të Fëmijëve Okhmatdyt dhe në krahët e gjyshërve të tyre.
Një video e postuar në faqen e Volodymy Zelensky në Facebook tregonte se Ilya Matvienko ishte qartësisht i kënaqur që merrte një iPad nga presidenti i tij në ditëlindjen e tij, ndërsa gjyshja dhe mjekët e shikonin.
Nëse numri i të vdekurve në këtë qytet arrin në 20,000, ai do të përbënte pothuajse 5 për qind të popullsisë së qytetit bregdetar të paraluftës prej mbi 400,000. /Telegrafi/
Mbi një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë
Juventusi rikthehet tek fitorja në Serie A, triumfon ndaj Mo...
Njerëzit që duhet të tregojnë më shumë kujdes kur moti është...
Kulla e Vashës, ishulli i vogël që lidh dy kontinente prej 2...
Çfarë ndodh nëse e mbani klimën lëshuar gjatë gjithë ditës?
OpenAI zbulon modele të reja me Inteligjencë Artificiale