Ukraina tani është në gjendje t’u shkaktojë “humbje të konsiderueshme” rusëve, tha presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, ndërsa zyrtarë të tjerë ukrainas thanë se një fluks i armëve perëndimore po ndryshon ekuilibrat në fushën e betejës, sipas CNN.
“Është gjithnjë e më e vështirë për ushtrinë ruse të ruajë pozicione në territorin e pushtuar”, tha ai. Hap pas hapi po avancojmë dhe identifikojmë dhe neutralizojmë bashkëpunëtorët”.
Valeriy Zaluzhniy, komandanti i përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës, tha se furnizimi i Ukrainës me sistemet raketore HIMARS po ndihmonte në stabilizimin e vijave të frontit.
“Kemi arritur të stabilizojmë situatën. Është komplekse, intensive, por plotësisht në kontroll,”tha Zaluzhniy.
CNN ka identifikuar gati 20 sulme në rajonet Donetsk, Luhansk, Mykolaiv dhe Kherson, deri më tani këtë muaj. Oleksiy Danilov, sekretari i Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe Mbrojtjes, i tha televizionit ukrainas se “sot, ne kemi vërtet një situatë krejtësisht të ndryshme nga ajo që ishte një muaj më parë.
Tani, falë faktit që marrim armë të mjaftueshme nga partnerët tanë, ne kemi vendosur një barazi të caktuar në pozicione të caktuara”. Duke folur për situatën në Donbas, Serhiy Hayday, kreu i administratës ushtarake rajonale të Luhansk, tha të hënën se “armët perëndimore nuk funksionojnë në 100%, por në 200%, sepse magazinat ruse janë hedhur në erë./arbresh.info/
Vidhet një pistoletë me 40 fishekë në Prizren
Policia jep detaje rreth protestës së kompanisë “Pastrimi” p...
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...