Presidenti i Ukarinës, Volodymyr Zelensky ka deklaruar se gjatë ditës vdesin nga 100 ukrainas, ndërsa luftimet në pjesën lindore të vendit po vazhdojnë.
Aktualisht trupat ukrainase po luftojnë në mbrojtjen e qytetit lindor të Severodonetsk, qytet i cili është duke u bombarduar rëndë nga forcat ruse, të cilët po mundohen që ta marrin qytetin e Donbas nën kontrollin e tyre, raporton Kyiv Independent.
Sipas zyrës së guvernatorit të Luhanskut, Serhiii Haidai, në spitalin e vetëm që është në gjendje pune në qytetin e Severodonetsk, ka vetëm tre mjekë në gatishmëri dhe ka furnizime vetëm për dhjetë ditë.
Në prill, Zelensky tha se gjatë luftës me Rusinë kanë vrarë rreth 3,000 ushtarë ukrainas dhe 10 mijë tjerë janë plagosur.
Ai tani po u bën thirrje 27 vendeve anëtare të BE-së, që ta përshpejtojnë pranimin e Ukrainës në BE. Kjo kërkesë e tyre pritet të shqyrtohet në samitin e BE-së në Bruksel në fund të muajit qershor.
Ambasada e Shqipërisë në Kosovë feston 28 Nëntorin, Kurti: K...
Mbappe dështon të shënoj nga penalltia
Hoti: Veprimet e qeverisë Kurti, e kanë kthyer presionin e P...
Policia e Kosovës pranon donacion dy automjete nga Gjermania
Thyhet rezistenca e Real Madridit, shënon Mac Allister
Pezullohet nga puna profesori që hodhi në mbeturina flamurin...