Zelenskiy thotë se një fëmijë vdiq nga dehidratimi në Mariupol, nuk ka ujë, energji e as ngrohje

13:15 | 8 Mars 2022
A. B.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskiy tha të martën se një fëmijë kishte vdekur nga dehidratimi në qytetin e rrethuar të Ukrainës, Mariupol, i cili prej ditësh nuk kishte ujë, energji apo ngrohje.

“Në vitin 2022, nga dehidratimi”, tha Zelenskiy në një adresim përmes videos, duke e krahasuar krizën humanitare të lidhur me bombardimet ruse të qyteteve ukrainase me atë të krijuar nga pushtimi nazist gjatë Luftës së Dytë Botërore, shkruan “The Guardian”.

Megjithatë, vë në pah France24, vdekja e fëmijës nuk mund të konfirmohej menjëherë në mënyrë të pavarur.

Moska i quan veprimet e saj në Ukrainë një “operacion special ushtarak” për të çarmatosur fqinjin e saj dhe për të arrestuar liderët që i quan “neo-nazistë”. Ajo mohon të ketë shënjestruar civilët./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme