Presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski, pritet t’u drejtohet me një fjalim liderëve të G7-s, ku do të kërkojë dërgimin e më shumë armëve në Ukrainë.
Kievi dhe qytete të tjera të Ukrainës kanë pësuar bombardime të shumta nga forcat ruse në fundjavë, duke vrarë të paktën një person.
Në Ukrainën lindore, Rusia ka marrë kontrollin e plotë të Severodonetsk dhe po synon Lysychansk aty pranë, shkruan BBC.
Të dielën, Zelenski tha se shtyrja e dërgesave të armëve ishte “një ftesë për Rusinë për të goditur përsëri dhe përsëri”.
Ai bëri thirrje gjithashtu për sisteme të mbrojtjes ajrore dhe sanksione të reja ndaj Rusisë.
“Partnerët duhet të lëvizin më shpejt nëse janë vërtet partnerë, jo vëzhgues”, tha ai.
Lufta në Ukrainë është në krye të agjendës së G7 dhe vendet do të ofrojnë mbështetje të mëtejshme ushtarake për Kievin dhe do të vendosin më shumë sanksione ndaj Moskës. /euronews.al/
Arrestohet shqiptarja në Londër, mori pjesë në protestat pro...
Supergol nga Granit Xhaka, vulos fitoren e Leverkusen
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të “BBVA”
Dhjetra të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë dhe Liban
Asociacioni “do të jetë” kusht edhe për BE, thotë Guerot
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...