Zelenksyy: Numri i civilëve të vrarë në qytete të tjera mund të jetë më i lartë se në Bucha

09:58 | 5 Prill 2022
KRG

Kohëve të fundit, ushtarët rus kanë kryer një vrasje masive në Bucha të Ukrainës.

Ndërsa presidenti ukrainasi Voldomyr Zelenskyy, tha se vrasjet janë më të shumta në  vende të tjera, shkruan CNN përcjell arbresh.info.

“Kemi informacione se numri i viktimave  mund të jetë edhe më i lartë në Borodyanka dhe në disa qytete të tjera. Në shumë fshatra të rajoneve të Kievit, Chernihiv dhe Sumy, pushtuesit kanë bërë masakra që vendasit nuk i kishin parë as gjatë pushtimit nazist 80 vite më parë.

Pushtuesit do të mbajnë përgjegjësi për këtë”- tha Zelensky.

Sipas Zelenskyyt, numi i viktimave në Bucha shkon mbi 300, por numri është i përgjithshëm pritet që ndërkohë të rritet.

Zelenskyy poashtu nënvizoi rëndësinë e gazetarëve që dokumentojnë pasojat në qytetet e çliruara të Ukrainës.

“Ne ofrojmë akses maksimal për gazetarët në Bucha dhe qytete të tjera të çliruara të Ukrainës. Për qindra gazetarë nga e gjithë bota. Dhe ne jemi të interesuar të kemi sa më shumë gazetarë atje, që e gjithë bota të shohë se çfarë ka bërë Rusia” – ka thënë ai.

Ndërsa presidenti ukrainas bëri përsëri thirrje për më shumë armë.

“E theksoj edhe një herë, Ukraina duhet të marrë të gjitha armët e nevojshme për të larguar pushtuesit nga toka jonë sa më shpejt të jetë e mundur, për të çliruar qytetet tona. Dhe nëse do të kishim marrë tashmë atë që na nevojitej – të gjithë këta avionë, tanke, artileri, armë antiraketë dhe kundër anijeve, ne mund të kishim shpëtuar mijëra njerëz”- tha ai. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme