Presidenti i SHBA-së, Joe Biden dhe presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky kanë komunikuar për sanksionet dhe ndihmën e mbrojtjes të premten.
Shtëpia e Bardhë ka konfirmuar se biseda zgjati plot 40 minuta, shkruan CNN, transmeton arbresh.info.
Presidenti ukrainas ndau detaje të takimit përmes llogarisë së tij zyrtare në Twitter.
Strengthening sanctions, concrete defense assistance and an anti-war coalition have just been discussed with @POTUS. Grateful to ?? for the strong support to ??!
— Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) February 25, 2022
Biseda vjen pasi Zelensky, i cili është ende në Kiev, mbajti një fjalim duke thënë se Ukraina ishte “e vetme në mbrojtjen e vendit”.
“Kush është gati t’i japë Ukrainës garanci për anëtarësim në NATO? Sinqerisht, të gjithë kanë frikë,” tha Zelensky.
“Sot pyeta 27 liderë evropianë nëse Ukraina do të jetë në NATO, e parashtrova pyetjen në formë të drejtpërdrejtë. Të gjithë kanë frikë, nuk përgjigjen, por ne nuk kemi frikë”, deklaroi më tej i pari i Ukrainës./Arbresh.info
Si të nisim vitin e ri me energji dhe qëllime pozitive?
Sherri në Sarandë, policia arreston 8 persona, mes tyre 4 po...
Aksidenti në RMV, mjeku flet për gjendjen e 4-vjeçarit që sh...
Italia kërkon lirimin e gazetares, Cecilia Sala nga burgjet ...
Vrasje në Tetovë, dyshohet se babai ka privuar djalin nga je...
Si të ngiheni gjumë për vetëm katër orë: Metoda kulmore e Le...